Detyrat kryesore
(TITULLARI I INSTITUCIONIT)

1. Titullari i Institucionit, është person civil, i cili nën përgjegjësinë e tij dhe brenda fushës së përgjegjësisë, drejton veprimtarinë e QPA-së në përmbushjen e misionit të saj.

2. Titullari i institucionit raporton dhe mban komunikim të vazhdueshëm me Ministrin në lidhje me ecurinë dhe veprimtarinë e Qendrës, zbatimin e detyrave dhe objektivave të përcaktuara që lidhen me administrimin, funksionimin dhe menaxhimin e Qendrës.

3. Emërimi lirimi apo shkarkimi i titullarit te institucionit bëhet me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe ushtron këto detyra dhe pëgjegjësi:

a) përfaqëson QPA-në në marrëdhënie me të tretët, organizon veprimtarinë për funksionimin me efektivitet të Qendrës;
b) zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të QPA-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
c) bashkëpunon me organe homologe dhe organizata të ndryshme të huaja për zgjidhjen efektive të problemeve, si dhe veprimtari të tjera për plotësimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin për azilin në Republikën e Shqipërisë, dhe mund të lidhë marrëveshje me organizata qeveritare dhe joqeveritare.
d) miraton procedura standarde për rekrutimin, menaxhimin dhe vlerësimin e punonjësve të Qendrës.
dh) miraton procedurat dhe komisionet e inventarizim-vlerësimit, nxjerrjes nga përdorimi dhe asgjësimit të aktiveve të institucionit.
e) lidh kontratat e punës me punonjësit e QPA-së në përputhje me Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë;
f) Koordinon dhe mbikqyr punën e sektorëve në varësi.
g) Vlerësonecurinëdherezultatetnëpunëtëpunonjësve, nëpërputhje me procedurat e aplikueshme.

4. Drejtori i QPA-së, në zbatim të kompetencave të tij nxjerr urdhra dhe udhëzime për menaxhimin dhe fuksionimin e institucionit.

5. Drejtori i QPA-së përveç detyrave të mësipërme, ushtron detyra dhe kompetenca të parashikuara në akte të tjera ligjore dhe nënligjore.

Detyrat kryesore
(DELEGIMI DHE ZËVENDËSIMI)

1. Drejtori i QPA-së mund të delegojë tek Delegimi i kompetencave apo detyrave, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Rregullore, bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurën e përcaktuar në Kodin e Procedurave Administrative dhe me rregullat e përcaktuara në ligjin nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

Detyrat kryesore
(SEKTORI I MBËSHTETJES SË AZILKËRKUESVE)

1. Sektori i Mbështetjes së Azilkërkuesve është përgjegjës për plotësimin dhe lehtësimin e praktikave për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e azilkërkuesve në Qendër dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme psikosociale dhe administrative në nivel eksperti, duke patur në konsideratë zbatimin e politikës së azilit dhe procedurës së azilit në Republikën e Shqipërisë.

2. Sektori i Mbështetjes së Azilkërkuesve realizon koordinimin e punës brenda qendrës, sigurimin e pritjes, strehimin dhe asistencën për azilkërkuesit, harmonizimin e përpjekjeve të saj me standardet evropiane, analizimin dhe raportimin, si dhe çështjet tjera në kompetencë të këtij sektori.

3. Sektori i mbështetjes së Azilkërkuesve përbëhet nga:
a) Përgjegjësi i Sektorit.
b) Specialisti (Psikolog);
c) Specialisti (Përkthyes)
d) Kujdestar

Detyrat kryesore
(DETYRAT E PËRGJEGJËSIT TË SEKTORIT TE MBËSHTETJES SË AZILKËRKUESVE)

1. Organizondhedrejtonpunënnësektor, programonngarkesën e punëssësektoritnëpërgjithësi, përcaktondetyratdhendjekzbatimin e tyresipasafatevepërkatëse.
2. Organizonndarjen e turnevedhendjekzbatimin e tyresipasorarittëmiratuar.
3. Nëpërputhje me programinvjetortëpunës, përgatitprogrametmujorenënivelsektoridhedrejtonpunënpërzbatiminrigoroztëtyre.
4. Vlerësonecurinëdherezultatetvjetoretëpunonjësvenëvarësi, nëpërputhje me procedurat e aplikueshme.
5. Kryenraportimetperiodike me email osenërrugëshkresore me Ministrinë e PunëvetëBrendshmeoseInstitucionetetjera me tëcilat QPA kabashkëpunim.
6. Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Gjithashtu Përgjegjësi i Sektorit kryen edhe detyrat e Punonjësit Social.

7. Bashkëpunim me stafin e qendrës siguron që azilkërkuesit në momentin e hyrjes së tyre në qendër të kenë të gjitha kushtet optimale të akomodimit dhe i informon ata mbi shërbimet dhe lehtësirat që ofron Qendra.
8. Menjëherë pas mbërritjes në qendër, siguron informacion ndaj azilkërkuesve për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin në kuadër të Rregullores së Brendshme dhe Ligjit për Azilin në Republikën e Shqipërisë. Këto informacione pasqyrohen në shqip, anglisht, arabisht etj në ambientet e përbashkëta.
9. Informon azilkërkuesit rreth procedurave të azilit, i shoqëron ata në seancat e dëgjimit, intervistimit si dhe përcjell/ shpjegon tek azilkërkuesit vendimet finale mbi statusin e tyre.
10. Kujdeset për regjistrimin e fëmijëve në shkollë dhe kopshte si dhe ndjek mbarëvajtjen apo nevojat e tyre gjatë vitit mësimor.
11. Organizon aktivitete sociale dhe komunitare që ndihmojnë në integrimin e azilkërkuesve me vendin tonë pritës.
12. Krijon dhe pasuron me të dhëna dosjet e të gjitha rasteve që ndodhen në Qendër.
13. Krijon dhe pasqyron në data bazë numrin e azilkërkuesve që trajtohen duke specifikuar të gjitha të dhënat e tyre.
14. Asiston në çdo shërbim që ofrohet për azilkërkuesit brenda dhe jashtë qendrës.
15. Përgatitit informacione, analiza, raporte, kërkesa etj.
16. Shërben si ndërmjetës për të adresuar për zgjidhje të gjitha problemet dhe kërkesat e azilkërkuesve në instancat më lart si dhe ndihmon përfituesit të vihen në kontakt me personat dhe aktorët e sistemit që mund të shërbejnë për informimin e tyre.
17. Kryen çdo ditë kontrolle në ambientet e akomodimit me qëllim evidentimin e personave prezent në qendër.
18. Ushtron kontrolle të vazhdueshme në ambientet e akomodimit si dhe në ambientet e përbashkëta, për mirëmbajtjen e materialeve në përdorim dhe higjenës.
19. Është përgjegjës për praktikat hyrëse dhe praktikat e largimit të azilkërkuesve.
20. Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij/saj të përditshme.
21. Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E PSIKOLOGUT)

1. Psikologu ndihmon në lehtësimin e procesit të pranimit, përshtatjes dhe integrimit të azilkërkuesve në qendër, përmes krijimit të kushteve optimale të akomodimit.
2. Krijon mjedisin për organizimin e aktiviteteve krijuese, njohëse, argëtuese dhe sportive për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.
3. Merr masa për parandalimin, menaxhimin dhe këshillimin në rastet e incidenteve dhe të konflikteve ndërmjet azilkërkuesve.
4. Realizon raporte vlerësimi dhe vlerësime psikologjike dhe psikosociale.
5. Identifikon dhe raporton tek strukturat eprore përkatëse, rastet e dhunës dhe të trafikimit, të identifikuara gjatë zhvillimit të seancave psikologjike, duke patur në fokus të veçantë rastet në të cilat përfshihen, gra, dhe fëmijë të mitur.
6. Organizon takime me komunitetin azilkërkues për të ndjekur dhe identifikuar probleme të ndryshme dhe për të ofruar zgjidhje efikase dhe të pranueshme me pjesëmarrjen e komunitetit.
7. Identifikon aftësitë profesionale brenda komunitetit, aktivizon fëmijët në veprimtari të ndryshme edukativo-sportive, siguron pjesëmarrjen e grave në veprimtari të ndryshme sociale, identifikon grupet vulnerabël dhe planifikon së bashku mënyrat për kapërcimin e situatës.
8. Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij/saj të përditshme.
9. Kryen çdo ditë kontrolle në ambientet e akomodimit me qëllim evidentimin e personave prezent në qendër.
10. Asiston në çdo shërbim që ofrohet për azilkërkuesit brenda dhe jashtë qendrës.
11. Ushtron kontrolle të vazhdueshme në ambientet e akomodimit si dhe në ambientet e përbashkëta, për mirëmbajtjen e materialeve në përdorim dhe higjenës.
12. Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E PËRKTHYESIT)

1. Përkthyesi bën përkthimin e materialeve nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas, në formën e shkruar ose jo, sipas kërkesave duke qenë përgjegjës për cilësinë dhe saktësinë e përkthimeve.
2. Lehtëson procesin e komunikimit midis palëve azilkërkuese dhe punonjësve që nuk flasin të njëjtën gjuhë.
3. Përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të dokumenteve dhe shkresave të cilat i përkthen, duke mos komentuar për të njëjtat në punë dhe jashtë vendit të punës.
4. Ndihmon procesin e komunikimit midis QPA dhe institucioneve të tjera.
5. Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij/saj të përditshme.
6. Kryen çdo ditë kontrolle në ambientet e akomodimit me qëllim evidentimin e personave prezent në qendër.
7. Asiston në çdo shërbim që ofrohet për azilkërkuesit brenda dhe jashtë qendrës.
8. Ushtron kontrolle të vazhdueshme në ambientet e akomodimit si dhe në ambientet e përbashkëta, për mirëmbajtjen e materialeve në përdorim dhe higjenës.
9. Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E KUJDESTARIT)

1. Puna e kujdestarit të natës konsiston në ruajtjen e qetësisë në Qendër gjatë natës.
2. Ndërhyrjen në zgjidhje të konflikteve ndërmjet azilkërkuesve.
3. Zgjidhjen e situatave që mund të lindin gjatë natës në ambientet e qendrës si dhe mbajtjen nën kontroll te tyre.
4. Njofton drejtuesin e institucionit dhe sipas rasteve policinë, ambulancën, zjarrfikëset nëse do të jetë e nevojshme, në raste konflikti.
5. Në raste të veçanta kur mbërritja e azilkërkuesve në Qendër bëhet në orarët e vona, kryen akomodimin e tyre.
6. Në rastet kur gjatë natës ka persona me shqetësime shëndetësore, i shoqeron në bashkëpunim me shoferin dhe infermieren në qendrat spitalore përkatëse.
7. Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(SEKTORI I FINANCËS DHE SHËRBIMEVE TË BRENDSHME MBËSHTETËSE)

1. Sektori i Financës dhe Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse është struktura përgjegjëse për mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit në aspektin financiar e administrativ, përdorimin me efektivitet, eficensë dhe ekonomi të fondeve dhe burimeve njerëzore në dispozicion të institucionit.

2. Sektori i Financës dhe Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse përbëhet nga
a) Përgjegjësi i Sektorit
b) Specialist (Burime Njerëzore);
c) Specalist (Finance)
ç) Arkivist/protokollist;
d) Magazinier;

Detyrat kryesore
(DETYRAT E PËRGJEGJËSIT TË SEKTORIT TË FINANCËS )

1. Përgjegjësi i sektorit të financës dhe shërbimeve mbështetëse ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Organizon dhe drejton punën në sektor, përcakton detyrat dhe ndjek zbatimin e tyre sipas afateve përkatëse;
b) Mban përgjegjësi te drejtpërdrejtë për realizimin e detyrave të sektorit.
c) Garanton para miratimit nga drejtori i qendrës të shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit.
ç) Përgjigjet për regjistrimin e veprimeve kontabël sipas ngjarjeve ekonomike në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) Përgjigjet për mbylljen e pasqyrave financiare të institucionit;
dh) Ndjek realizimin e planit vjetor të buxhetit dhe raporton për të një herë në muaj sipas situacionit;
e) Kontrollon dhe përgjigjet për kryerjen në kohë të pagesave për shpenzime në përputhje me bazën ligjore të tyre dhe sipas destinacionit;
ë) Përgjigjet për identifikimin dhe krijimin e rregjistrit të riskut, vlerësimin dhe kontrollin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarisë së qendrës.
f) Kontrollon dokumentacionin justifikues për të gjitha pagesat që kryhen nga shpenzimet dhe të ardhurat dytësore në përputhje me ligjet në fuqi;
g) Organizon punën për mbajtjen e kontabilitetit sipas ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi;
gj) Drejton procesin e regjistrimeve kontabël dhe hartimin e bilancit kontabël dhe e paraqet atë, në afatet dhe destinacionet e kërkuara;
h) Administron ruajtjen e dokumentacionit financiar sipas periudhave të caktuara me ligj;
i) Llogarit amortizimin e A.Q.T-ve sipas normave të amortizimit në fuqi;
j) Kryen kontrollin e arkës sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin dhe kontrollin financiar;
k) Ndjek dhe kontrollon realizimin e kontratave me vlerë;
l) Mbulon marrëdhëniet administrative dhe ekonomiko-financiare, si dhe realizon periodikisht, rakordimet me thesarin, institucionet bankare si dhe magazinën e institucionit;
ll) Përgjigjet për menaxhimin e aseteve të institucionit, duke bërë inventarët e pasurive të luajtshme që kanë punonjësit në përdorim dhe në funksion të saj trajton komisionet për realizimin e inventarëve për çdo vit buxhetor;
m) Harton projekt-buxhetin dhe programin buxhetor afatmesëm, sipas udhëzimeve në fuqi të miratuara nga Ministri përgjegjës për financat;
n) Raporton në mënyrë periodike me shkrim për problemet e sektorit tek titullari i institucionit sipas afatave që ky i fundit cakton për këtë raportim;
nj) Kontrollon jo më pak se njëherë në muaj, respektimin e normativave të konsumit të produkteve ushqimore, lëndëve djegëse dhe materialeve të tjera ndihmëse nën administrimin e institucionit, referuar normativave të miratuara, katalogëve teknik të prodhimit si dhe standardeve të shfrytëzimit.
o) Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij/saj të përditshme
p) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E SPECIALISTIT TË BURIMEVE NJERËZORE)

1. Specialisti i burimeve njerëzore ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Zbaton detyrat e ngarkuara nga drejtori/përgjegjësi i sektorit në bazë të rregullores së miratuar dhe raporton tek eprori direkt mbi rezultatet e punëve të marra në ngarkim.
b) Plotëson dhe administron dosjen e punonjësve, rifreskimi dhe azhornimi i saj për punonjësit, plotësimi i librezave të punës dhe pasqyrimi në to i të gjitha ndryshimeve të pocizioneve të punës.
c) Paraqet tek përgjegjësi i sektorit të financës, të dhënat për vjetërsinë në punë të punonjësve për pagesën e tyre konform rregullave.
ç) Përgatit urdhrat për emërimin, lëvizjen në detyrë, masat disiplinore dhe kontratat e punës.
d) Pasqyron me fletë-inventar të nënshkruar edhe nga punëmarrësi, të gjitha dokumentet në dosjen e personelit.
dh) Përpilon listë prezencën ditore për çdo punonjës, evidenton mungesat dhe për rastet e mungesave të arsyetuara administron dokumentin justifikues.
e) Pasuron çdo vit dosjen e personelit me të dhëna të reja, kualifikime dhe dëshmi të ndryshme.
ë) Në përputhje me legjislacionin e punës përgatit grafikun e lejeve vjetore të pagueshme për çdo punonjës, e paraqet për miratim dhe mbikqyr në vazhdimësi zbatimin praktik në përputhje me grafikun e miratuar.
f) Pasqyron punën e personelit mbi kohën normale të punës.
g) Përpilon të gjitha urdhrat e burimeve njerëzore dhe i përcjell për miratim tek drejtori.
gj) Planifikon dhe ndjek gjithë ecurinë e trajnimeve të personelit.
h) Zbaton dhe zbërthen aktet ligjore dhe nën ligjore në funksion të burimeve njerëzore.
i) Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij/saj të përditshme.
j) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit

Detyrat kryesore
(DETYRAT E SPECIALISTET TE FINANCËS)

1. Specialisti i financës ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Zbatimin e programit të punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit.
b) Kryerjen e veprimeve përkatëse për përllogaritjen e pagës për çdo punonjës, kontributeve përkatëse të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimin mbi pagë dhe ndalesave të tjera.
c) Regjistrimin e gjithë dokumentacionit të magazinave (hyrje,dalje) dhe dokumentet shoqëruese të tyre (faturë, urdhër-dorëzim, fletë-kërkesë).
d) Përpilon evidencat statistikore financiare me treguesit kryesorë ekonomik, sipas kërkesave specifike të miratuara nga përgjegjësi i sektorit.
e) Angazhohet në përgatitjen e programeve periodike (vjetore dhe mujore) të punës së sektorit.
f) Administron ruajtjen e dokumentacionit financiar si pas periudhave të caktuara me ligj;
g) Përgjigjet për menaxhimin e aseteve të institucionit, duke bërë inventarët e pasurive të luajtshme që kanë punonjësit në përdorim dhe në funksion të saj trajton komisionet për realizimin e inventarëve për çdo vit buxhetor;
h) Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij/saj të përditshme.
i) Kryen rakordimet me magazinierin për cdo artikull, kontrollon saktësinë e kartelave të magazinës për sasitë dhe cmimet . Krijon kartelat personale për secilin artikull të bërë hyrje në magazinën e QPA-së.
j) Plotëson formularët tip të pagave për të ardhurat e përfituara për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, për përfitime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (pension pleqërie, familjar, suplementar, dhe shërbime të tjera). Vërtetime të ndryshme për punonjësit.
k) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E PROTOKOLL-ARKIVËS)

1. Punonjësi i Protokoll-Arkivës ka këto detyra dhe përgjegjësi:
I – Për protokollin;
a) Regjistron (protokollon), shpërndan, evidenton dhe përpunon në kohë korrespodencën e prodhuar apo ardhur në qendër, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi;
b) Administron vulën zyrtare të institucionit, sekretarisë dhe realizon përdorimin e saj në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi;
c) Bën njehsimin me origjinalin të dokumentave në rastet kur i kërkohet;
ç) Kujdeset që përpilimi i shkresave të jetë në përputhje me rregullat e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe DSIK-ja;
d) Përpunon dokumentet e regjistruara, duke i sistemuar sipas dosjeve të sektorëve përkatës;
dh) Kryen indeksimin e shkresave të ardhura
II – Për arkivën:
a) Përpunon dokumentet e vitit paraardhës;
b) Sistemon në arkivë fondin sipas strukturës dhe viteve përkatës;
c) Nxjerr nga arkiva dokumentet e kërkuara nga institucionet, qytetarët ose sektorët e qendrës (në rastet kur autorizohen nga titullari);
ç) Bën përpunimin e dosjeve dhe verifikon dosjet, të cilave u ka përfunduar afati i ruajtjes, dhe ia paraqet komisionit përkatës për asgjësim;
d) Punon për sigurimin e kushteve teknike në arkivën e qendrës;
dh) Në bashkëpunim me Arkivin Qendror bën restaurimin e dokumenteve të dëmtuara gjatë viteve.
e) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E MAGAZINIERIT)

1. Magazinieri ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) Administron dhe dokumenton lëvizjen e vlerave materiale dhe dokumentacionit përkatës;
b) Evidenton në kartelat e magazinës fletë-hyrjet dhe fletë-daljet dhe bën rakordimin e tyre me kartelat e llogarisë;
c) Përpilon sipas rregullave fletë-hyrjet dhe fletë-daljet përkatëse në tre kopje, njërën prej të cilave ia dorëzon përgjegjësit të sektorit të financës dhe shërbimeve të brendshme mbështetëse së bashku me dokumentacionin shoqëruese, si dhe i dorëzon pasqyrat e konsumit të materialeve brenda datës 10 të çdo muaji;
ç) Në fundit të çdo muaji kryen rakordimin me përgjegjësin e sektorit të financës dhe shërbimeve të brendshme mbështetëse;
d) Furnizon punonjësit e qendrës dhe azilkërkuesit me materiale pune dhe materiale konsumi sipas kërkesave të miratuara nga drejtori i qendrës ose një person i autorizuar prej tij dhe normave të miratuara të konsumit apo inventarëve të zyrave dhe ambienteve të akomodimit;
dh) Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sistemimin e vlerave materiale që ka në ngarkim;
e) Mban kartela personale të mjeteve të punës për çdo punonjës;
ë) Mban përgjegjësi materiale për çdo material të rregjistruar hyrje/dalje në magazine në rastet kur ky material nuk gjendet në magazine dhe nuk justifikohet nga dokumentet e përpiluara;
f) Merr pjesë në procesin e pritjes së mallit, së bashku me komisionin e pritjes së mallrave dhe përpilon dokumentacion përkatës për administrimin e tyre në magazinë,.në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe kontratat e furnizimit apo marrëveshjet e donacionit.
g) Verifikon bazën materiale në ngarkim të azilkërkuesve që largohen nga qendra në prani të punonjësve të Sektorit të Mbështetjes së Azilkërkuesve dhe për çdo mangësi përpilon procesverbalin përkatës si dhe informon përgjegjësin e sektorit.
gj) Raporton dhe përgjigjet tek përgjegjësi i sektorit të financës dhe shërbimeve të brendshme mbështetëse për të gjitha detyrat e kryera.
h) Kryen verifikimin e përditshëm të të gjithë ambienteve që kanë të bëjnë me përgjegjësinë materiale.
i) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(SEKTORI I SHËRBIMEVE TË PËRGJITHËSHME)

1. Sektori i Shërbimeve të Përgjithëshme është struktura përgjegjëse për mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit në aspektin e shërbimeve qe lidhen kryesisht me mirëmbajtjen, pastrimin, transportin etj. Duke përdorur me efektivite dhe eficensë materialet dhe fondet në dispozicion të institucionit.

a) Kryen shpërndarjen dhe menaxhimin e punёs sё punonjësve të sherbimit sipas nevojave dhe kërkesave të sektorëve pёr të mbështetur dhe lehtësuar veprimtarinë e përditshme të QPA-së;
b) Administrimi i procesit të ofrimit të shërbimeve të ndryshme në funksion të mbarëvajtjes së aktivitetit administrativ të QPA-së; për shërbime mirëmbajtjeje e pastrimi të zyrave, mjeteve të transportit, pajisjeve të zyrave, pajisjeve elektronike, etj;
c) Organizimi i punës për të siguruar plotësimin e kërkesave sipas vlerёsimit tё normativave tё shpenzimeve pёr tё gjitha furnizimet;
d) Ndjekja e zbatimit të kontratave me palët e treta për shërbime mbështetëse për funksionimin normal të QPA-së;
e) Sigurimi dhe mbikqyrja e kryerjes së shërbimeve lehtësuese nga punonjësit e shërbimit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E PËRGJEGJËSIT TË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME)

1. Përgjegjësi i sektorit të shërbimeve të përgjithshme ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Organizon dhe drejton punën nës ektor, programon ngarkesën e punës së sektorit në përgjithësi, përcakton detyrat dhe ndjek zbatimin e tyre sipas afateve përkatëse.
b) Në bashkëpunim me sektorët e tjerë kryen planifikimin e përvitshëm për bazë materiale, pajisje dhe shërbime të tjera të domosdoshme në përputhje me nevojat.
c) Merr masa për organizimin dhe kontrollin e punës për mirëmbajtjen e pajisjeve, orendive, ambjenteve,identifikimin e problemeve, defekteve apo pengesave në funksionimin ose përdorimin e tyre dhe angazhohet përzgjidhjen ose riparimin përfundimtar të tyre.
d) Informon në mënyrë periodike për kapacitetet që janë në eficensë.
e) Kontrollon respektimin e normativave të konsumit të lëndëve djegëse dhe materialeve të tjera ndihmëse nën administrimin e institucionit, referuar katalogëve teknik të prodhimit dhe standarteve të shfrytëzimit.
f) Në përputhje me programin vjetor të punës, përgatit programet mujore në nivel sektori dhe drejton punën për zbatimin rigoroz të tyre.
g) Vlerëson ecurinë dhe rezultatet vjetore të punonjësve në varësi, në përputhje me procedurat e aplikueshme.
h) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Gjithashtu Përgjegjësi i Sektorit kryen dhe detyrat e Prokurimeve.
i) Përgatit regjistrin vjetor të parashikimeve të prokurimet publike, konform buxhetit të miratuar për investime, materiale dhe shërbime në përputhje me formën dhe mënyrën e parashikuar në udhëzimet e APP-së.
j) Harton dokumentacion përkatës të tenderit për procedurat e prokurimit përfshi edhe kriteret e kualifikimit si dhe bën shpalljen e tyre në faqen elektronike të APP-së;
k) Përditëson të dhënat në sistemin elektronik, për procedurat e prokurimit dhe përgatitjen e procedurës për KVO;
l) Realizon administrimin elektronik, në mënyrë periodike të procesit të prokurimit publik, nga shpallja e procedurës deri në arkivimin e saj;
m) Hedh on-line të gjithë materialet e procedurës së prokurimit;
n) Mban marrëdhënie periodike komunikimi, ditore-javore me Agjencinë e Prokurimit Publik;
o) Njofton në mënyrë elektronike dhe shkresore Agjencinë e Prokurimit Publik për fazën e publikimit, njoftimit të fituesit, lidhjes së kontratës dhe anulimeve përkatëse, sipas afateve të përcaktuara për secilën procedurë;
p) Siguron dhe harton specifikimet teknike/termat e referencës, merr pjesë në përllogaritjen e fondit për sasinë e mallrave, shërbimeve, punëve publike.
q) Merr pjesë në përllogaritjen e vlerës limit të kontratës sipas alternativave të parashikuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
r) Hartimi i Urdhrave të Prokurimit, dokumenteve të Tenderit si dhe njoftimeve për publikim në Buletin në APP.
s) Zhvillimi i procedurave me Vlerë të Vogël, praktikave dhe korrespodencave të ndryshme që kanë lidhje funksionale me Njësinë e Prokurimit.
t) Harton kontratën dhe njofton subjektin për nënshkrimin e saj;
u) Monitoron zbatimin e kontratës sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe legjislacionin në fuqi.
v) Asiston në mbledhjet e KVO-së dhe jep mendim si dhe bën interpretim ligjor për dokumentet e tenderit, atëherë kur i kërkohet nga KVO;
w) Ndjek dhe zbaton ndryshimet ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me fushën e Prokurimit Publik.
x) Mban përgjegjësi për zbatimin më përpikmëri të të gjitha udhëzimeve të Agjensisë së Prokurimit Publik, në lidhje me prokurimet me vlerë të vogël.
y) Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij/saj të përditshme;
z) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit

Detyrat kryesore
(DETYRAT E KUZHINIERIT)

1. Kuzhinieri ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Përgatit dhe shpërndan ushqimin në kohën e përcaktuar sipas rregullave të përcaktuara, duke respektuar cilësinë, sasinë dhe kaloritë e miratuara.
b) Tërheq produktet ushqimore nga magazina.
c) Shërben të gjitha vaktet ndaj azilkërkuesve, duke respektuar etikën e komunikimit me azilkërkuesit si dhe duke patur një paraqitje të përshtatshme me uniformat që ka siguruar qendra.
ç) Ruan kampionin e çdo vakti në frigorifer me etiketat përkatëse për çdo vakt.
d) Pastron ambientin e kuzhinës dhe pajisjeve brenda saj.
dh) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E SANITARES)

1. Sanitarja ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Përgjigjet për pastrimin dhe mirëmbajtjen higjenike/sanitare të godinave dhe pajisjeve në administrim të QPA-së (zyrat, korridoret, shkallët, mencën, sallën e intervistave, sallën e internetit, tualetet, bibliotekën, ambiente të tjera të përbashkëta etj);
b) Realizon nën shoqërimin e punonjësve të Sektorit të Mbështetjes së Azilkërkuesve, higjienizimin e dhomave të azilkërkuesve të larguar nga qendra, si dhe pastron dhe sistemon ambientet e akomodimit;
c) Dorëzon në magazinë pas pastrimit në lavanderi, materialet e dhomave të azilkërkuesve të larguar nga Qendra,(si jorgan, jastëk, batanije, çarcaf, peshqir etj);
ç) Pastron gjithë territorin (oborrin) e qendrës në bashkëpunim me komunitetin e azilkërkuesve, si dhe kryen hedhjen e mbeturinave në koshat e plehrave.
d) Zbaton normat për konsumin e detergjenteve dhe mban në gjendje pune pajisjet e pastrimit;
dh) Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje normale pune.
e) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E SHOFERIT)

1. Shoferi ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Bën lëvizjen e azilkërkuesve, punonjësve apo të titullarit të institucionit sipas nevojave.
b) Ndihmon në shpërndarjen, korrespondencën e dokumenteveetj, ku është e nevojshme.
c) Ndihmon në riparimin e makinës (fikson defekte të vogla, larjen e automjetit etj).
ç) Ndihmon në regjistrimin vjetor të makinës, kujdeset për mirëmbajtjen e saj dhe për gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
d) Dokumenton në mënyrë të detajuar rrugët e përshkruara dhe konsumin e karburantit.
dh) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Detyrat kryesore
(DETYRAT E MIRËMBAJTËSIT)

1. Mirëmbajtësi ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Puna e mirëmbajtësit konsiston në mirmbajtjen e ambjeteve të Qendrës.
b) Kryen riparim të paisjeve elektrike dhe hidraulikesi (priza ,dushe, sisteme ngrohje/ftohje, te paisjeve hidrosanitare etj) në rastet kur është e mundur ndërhyrja dhe nuk rrezikohet jeta dhe shendeti I tij.
c) Kryen mirmbajtjen e ambienteve te jashtme të Qendrës.
d) Njofton punonjesit e SMA-së në rast konstatimi të demtimeve të mobiljeve të dhomave, paisjeve te tjera hidrosanitare ose pemeve ne oborrin e jashtëm te qendrës.
e) Respekton me përpikmëri të lartë orarin e paraqitjes dhe të largimit nga puna.
f) Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.