Skip to content Skip to footer
Themelimi

Historia dhe Themelimi i Qendrës

Qendra e Pritjes për Azil është krijuar sipas VKM Nr.262. 23.04.2004 “Për kalimin në përgjegjësi administratimi të Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, në Babrru, Tiranë.

QPA ofron strehim, akomodim, ruajtje dhe siguri fizike në plotësimin e nevojave jetike bazë për azilkërkuesit. Qendra përfshin trajtimin me ushqim të azilkërkuesve bazuar në normat ditore si dhe në vlerësim të karakteristikave të tyre (për të rriturit sigurohen të paktën 3 vakte ushqimore në ditë ndërsa për fëmijët 4 vakte ushqimore) duke konsideruar që menutë ditore të kenë vlerat bazë ushqimore në përputhje me preferencat/ kufizimet dietike të grupeve të veçanta të azilkërkuesve (Grupet sipas besimit fetar, vegjetarianë, alergjikët) të nevojshme për mirëqënien e azilkërkuesve.
Qendra gjithashtu përfshin trajtimin me veshmbathje dhe artikuj të higjenës personale bazuar në kërkesat që azilkërkuesit bëjnë pranë Sektorit të Mbështetjes së Azilkërkuesve.
Qendra siguron që i akomoduari përfiton kujdesin e nevojshëm shëndetësor me të gjithë elementët e saj si dhe shoqërimin e azilkërkuesit për çdo lloj shërbimi tjetër që nuk mund t’iu ofrohet nga Qendra por që realizohet në Qendra Shëndetësore Shtetërore ose nëpërmjet asistencës e bashkëpunimeve me partnerët Ndërkombëtarë.
Një tjetër shërbim që qendra ofron për azilkërkuesit janë dhe shërbimet sanitare dhe kushtet higjenike ku sigurohen që hapësirat e përbashkëta të jenë të pastruara dhe të mirëmbajtura. Në ambientet e Qendrës ofrohen bibloteka, sallë lojrash si dhe shërbim interneti.
Gjithashtu Qendra ofron asistencë psikologjike nga psikologu i QPA-së; asistencë lidhur me përfitimin e të drejtave të garantuara me ligj duke ngarkuar sektorin përgjegjës (SMA);

Njoftime

Detyrat Kryesore

Për të mësuar më shumë rreth deytrave kryesore që ofron QPA-ja.

01

Detyra kryesore

Protokoll - Arkiva

02

Detyra kryesore

Specialisti I Burimeve Njerëzore

03

Detyra kryesore

Përgjegjëse E Sektorit Të Financës Dhe Shërbimeve Mbështetëse

mision

Misioni dhe Vizioni i QPA-së

Qendra ka për mision respektimin e legjislacionit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, me fokus ato të azilkërkuesve dhe refugjatëve si dhe përmirësim të vazhdueshëm të standardeve të shërbimeve të ofruara për azilkërkuesit dhe refugjatët e akomoduar.

Organigrama

Organizimi dhe Strukturimi i QPA-së

Aktualisht Qendra e Pritjes për Azil funksionon sipas strukturës së miratuar me Urdhër të Kryeministrit Nr 143 date 29.08.2025 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qendrës së Pritjes për Azil”.

29.08.2025

Struktura dhe Organika e Qendrës së Pritjes për Azil

Kuadri ligjor

Rregullorja e Brendshme e QPA-së

Rregullorja e brendshme e Qendrës së Pritjes për Azil, e miratuar me Urdhër të Ministrit me Nr.371, datë 13.11.2020 “Për miratimin e rregullores së brendshme të Qendrës Kombëtare Pritëse Për Azilkërkuesit”;
a) Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.630, datë 27.10.2021 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Pritjes për Azil”, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fushat përkatëse.
b) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
c) Ligji nr. 10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”,
ç) Ligji nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
d) Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
dh) Ligji 162/2020 “Për prokurimin publik”;
e) Marrëdhëniet e punës së punonjësve të QPA-së rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kush janë me ne

Partnerët Tanë