AKTIVITETE

Lojëra verore për fëmijët!

Në kuadër të aktiviteteve verore, fëmijët e Qendrës së Pritjes për Azil, në bashkëpunim me Caritas, morën pjesë në një ditë të mbushur me lojëra, argëtim dhe buzëqeshje.

Përmes aktiviteteve rekreative dhe lojërave në grup, fëmijët patën mundësinë të socializohen, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë kujtime të bukura në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.🤹🏻‍♀️

AKTIVITETE

Kreativiteti na bashkon!

📌Në kuadër të aktiviteteve psikosociale, banorët e Qendrës së Pritjes për Azil morën pjesë në një aktivitet kreativ për punimin e aksesorëve me rruaza dhe materiale artizanale.

Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të reja, shprehin kreativitetin e tyre dhe kalojnë kohë cilësore në një atmosferë bashkëpunimi, respekti dhe përfshirjeje.

Çdo punim i krijuar është një dëshmi e talentit, durimit dhe vlerës së krijimtarisë si një mjet për mirëqenie dhe integrim. 🌿💙

AKTIVITETE

Dita Botërore e Refugjatëve

📌Sot, përfaqësues të Qendrës së Pritjes për Azil morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga UNHCR në ambientet e Europe House, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Refugjatëve.

Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve, organizatave partnere dhe aktorëve të tjerë të angazhuar në fushën e azilit dhe migracionit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, mbrojtjes dhe përfshirjes së personave të zhvendosur me forcë.

AKTIVITETE

Ndeshje Miqësore Volejbolli

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, Qendra e Pritjes për Azil, në bashkëpunim me RMSA, organizoi një ndeshje miqësore volejbolli me pjesëmarrjen e stafit të QPA-së, RMSA-së, UNHCR-së, Drejtorisë së Azilit dhe azilkërkuesve 🏐

Aktiviteti promovoi bashkëpunimin, respektin reciprok dhe përfshirjen sociale, duke sjellë së bashku pjesëmarrësit në një atmosferë pozitive dhe sportive. 🤗

🏆 Një ditë e bukur që tregoi se kur luajmë së bashku, fitojmë të gjithë.

AKTIVITETE

Kampin Veror 2026

🌞✨ Me shumë gëzim dhe buzëqeshje, fëmijët e Qendrës së Pritjes për Azil morën pjesë në Kampin Veror 2026 të organizuar nga Caritas. Përmes lojërave, aktiviteteve kreative dhe momenteve të bukura së bashku, ata patën mundësinë të krijojnë miqësi të reja, të argëtohen dhe të ndihen pjesë e një komuniteti mikpritës. 💙

Faleminderit të gjithë organizatorëve dhe vullnetarëve që kontribuan për ta bërë këtë përvojë të veçantë dhe të paharrueshme për fëmijët tanë 🌈👫🤹🏻‍♀️

AKTIVITETE

Artistët e Vegjël në Veprim: Ngjyrosin Plot Fantazi

Një udhëtim në botën e ngjyrave dhe imagjinatës, ku fëmijët shprehin lirshëm krijimtarinë e tyre përmes artit. Me çdo ngjyrë dhe prekje personale, ata sjellin në jetë ide unike, duke krijuar vepra plot fantazi dhe gëzim. 🎨✨

AKTIVITETE

Dita Botërore e Mjedisit

Sot reflektojmë mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe kujdesit për natyrën. Çdo veprim i vogël ka ndikim në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme 🌳
💚 Të kujdesemi për planetin tonë, çdo ditë 💚

AKTIVITETE

Diversiteti Kulturor

Diversiteti kulturor na bën më të pasur, më njerëzorë dhe më të lidhur me botën.
Sot, në QPA, u mblodhëm për të ndarë dhe diskutuar kulturat, traditat dhe historitë që na bëjnë unikë.
Ishte një kujtesë e bukur se, pavarësisht dallimeve, respekti dhe komunikimi na afrojnë edhe më shumë me njëri-tjetrin.
Dallimet tona janë ato që na bashkojnë më së shumti!

AKTIVITETE

EUAA NCP Meeting of Reception Authorities

Qendra e Pritjes për Azil pati kënaqësinë të jetë pjesë e takimit të radhës të rrjetit “EUAA NCP Meeting of Reception Authorities”, zhvilluar në Bruksel, ku u diskutuan praktikat dhe sfidat në fushën e pritjes dhe azilit në nivel evropian. Një mundësi e vlefshme për shkëmbim përvojash me vende të ndryshme anëtare të BE-së, forcim bashkëpunimi dhe avancim të standardeve të pritjes.

AKTIVITETE

Riciklim me Zemër

Riciklimi bëhet edhe më i bukur kur bashkon njerëzit❤️ Fëmijët sot na treguan që imagjinata nuk ka kufij. ♻️🎨

AKTIVITETE

Ditë Plot Gëzim

Një ditë e bukur me aktivitete në natyrë u zhvillua me fëmijët tek Liqeni Artificial të Tiranës, në bashkëpunim me Caritas. 🌿👧🧒 Përmes lojërave dhe argëtimit, u krijua një ambient i gëzueshëm që forcoi bashkëpunimin dhe mirëqenien e tyre🎈
AKTIVITETE

Dita Botërore e Tokës

Në Ditën Botërore të Tokës, nga gjelbërimi i qendrës sonë kujtojmë se çdo hap i vogël për natyrën është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. 🌱🌍

AKTIVITETE

Dita Botërore e Balonave

Sot, në Ditën Botërore të Balonave, nga Qendra e Pritjes për Azil sëbashku me fëmijët zgjedhim të festojmë shpresën, ëndrrat dhe fillimet e reja 🎏🪁
Ashtu si balonat që ngrihen lart, edhe çdo histori këtu mbart forcë, guxim dhe dëshirë për një të ardhme më të mirë. Le të kujtojmë se çdo buzëqeshje dhe çdo hap përpara ka vlerë

AKTIVITETE

Kreativitet Me Qirinj Artizanal

Ngjyra, aromë dhe kreativitet në aktivitetin tonë të qirinjve artizanal, në partneritet me Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës 🤍 🕯️🥰
I fokusuar te fuqizimi i grave, ky aktivitet solli kreativitet, bashkëpunim dhe shumë momente frymëzuese së bashku

AKTIVITETE

Ditë Volejbolli

Sot zhvilluam një ndeshje volejbolli që solli më shumë se pikë – solli bashkëpunim, respekt dhe shumë buzëqeshje 😊 🏐 Stafi dhe azilkërkuesit sot u bënë një ekip i vetëm në fushë!

AKTIVITETE

Vizitë e UNHCR në Qendrën e Pritjes për Azil

Sot në Qendrën e Pritjes për Azil patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e UNHCR, me fokus në përmirësimin e kushteve dhe forcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm në shërbim të azilkërkuesve.

AKTIVITETE

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin shërben për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar pranimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen për personat me autizëm. Kjo ditë na kujton rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet për atë që është.

AKTIVITETE

Punime Me Rruaza

“Sot u mblodhëm së bashku për punime me rruaza.” Kreativitet, ngjyra dhe buzëqeshje në çdo hap.

AKTIVITETE

Sa Shumë Ngjyra

“Sa shumë ngjyra, sa shumë fantazi!”
Sot fëmijët tanë u bënë artist të vegjël duke krijuar figura plot jetë me plastelin. Një ditë plot buzëqeshje dhe krijimtari!

AKTIVITETE

Art dhe Liri pranë Kryeministrisë

Së bashku me azilkërkuesit e QPA-së vizituam ekspozitën ‘Në emër të lirisë’ të z. Rexhep Selimi, ku u ekspozuan 157 punime artistike me elementë të folklorit shqiptar, në ambientet e COD pranë Kryeministrisë.

AKTIVITETE

Në Kalanë e Krujës me QPA-në

Gratë dhe fëmijët e QPA-së vizituan kalanë historike të Krujës, ku eksploruan Muzeun Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, Muzeun Etnografik, Teqenë e Dollmës dhe tregun tradicional pranë hyrjes së kalasë. Gjatë vizitës, ata mësuan rreth historikut të saj dhe patën mundësinë të njiheshin nga afër me ekspozitat e pasura kulturore.

AKTIVITETE

Argëtim dhe Mësim në Verë

Vera nisi, dhe bashkë me të edhe argëtimi pa kufij për të vegjlit tanë! Ata u bënë pjesë e Kampit Veror të mundësuar nga Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, ku përmes shumë aktiviteteve argëtuese mësuan duke luajtur dhe zhvilluan aftësi të rëndësishme shoqërore, emocionale dhe njohëse.

AKTIVITETE

Trajnim për Barazi dhe Mbrojtje

QPA i kushtoi një sesion të veçantë trajnimi temës së dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim me RMSA. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me legjislacionin në fuqi, mekanizmat e mbrojtjes dhe shërbimet e ofruara në Republikën e Shqipërisë. Në vijim, së bashku me fëmijët realizuam piktura ku, përmes imagjinatës së tyre, u pasqyrua roli i nënës në familje, përkujdesja dhe dashuria që ajo dhuron.

AKTIVITETE

Ngjyra dhe Gëzim në QPA

Sot në QPA, së bashku mbollëm lule shumëngjyrëshe për t’i uruar mirëseardhjen stinës së bukur të pranverës.

AKTIVITETE

Vizitë nga Partnerët Europianë

Ishte kënaqësi të mikprisnim në QPA kolegë dhe përfaqësues nga UNHCR, përkatësisht nga Zyra e Delegacionit Europian në Tiranë dhe ajo në Serbi, për të ndarë eksperienca dhe modalitete të ofrimit të shërbimeve për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare.

AKTIVITETE

1 Qershori

Muaji dhe dita nisën me festë! Në bashkëpunim me RMSA, së bashku me fëmijët tanë kënduam, kërcyem dhe ngritëm balona si simbol i lirisë, pastërtisë së botës së tyre dhe festës më të bukur për ta – 1 Qershorit.

AKTIVITETE

FRONTEX në Vizitë në QPA

QPA u vizitua nga kolegë dhe përfaqësues të FRONTEX, me fokus në standardet e shërbimeve dhe mbështetjes që u ofrohet shtetasve të huaj të akomoduar.

AKTIVITETE

Ditë me Ngjyra dhe Fantazi

Të gjithë së bashku ia kushtuam ditën sot pikturës dhe kreativitetit.

AKTIVITETE

Duart që Krijojnë

Ndër aktivitetet më të parapëlqyera është punimi me dorë (handcrafting), dhe sot kaluam një ditë plot argëtim, të frymëzuar nga natyra, liria dhe krijimtaria me shumë ngjyra.

AKTIVITETE

Takim për Mbrojtje dhe Ndërgjegjësim

Drejtori i Qendrës së Pritjes për Azil, z. Ermir Aliçka, priti sot në ambientet e QPA-së Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda, dhe Drejtoreshën e RMSA, znj. Mariana Hereni. Fokusi kryesor i takimit ishte njohja me shërbimet dhe procedurat e ofruara, si dhe informimi dhe ndërgjegjësimi i kërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e tyre dhe mbrojtjen nga diskriminimi, duke synuar garantimin e të drejtave themelore të njeriut.

AKTIVITETE

Workshop Rajonal për Mbrojtje Ndërkombëtare

Stafi i Qendrës së Pritjes për Azil mori pjesë në Workshopin Rajonal të mbajtur në Budva, Mal të Zi, organizuar nga EUAA, mbi Menaxhimin e Vulnerabilitetit në zonat e pritjes dhe vlerësimin e nevojave të kërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare. Gjatë aktivitetit, u diskutuan dhe u shkëmbyen përvoja e procedura nga përfaqësues të Maltës, Lituanisë, Belgjikës, Suedisë, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim përmirësimin e procesit të identifikimit, vlerësimit dhe referimit të individëve që i përkasin grupeve vulnerabël.

AKTIVITETE

Vizitë Rajonale në QPA

Drejtori i Qendrës, z. Ermir Aliçka, priti sot në një vizitë përfaqësues nga EUAA, si edhe drejtuesit e qendrave të pritjes për azil nga Ballkani Perëndimor. Gjatë takimit, patëm kënaqësinë të shkëmbenim përvoja dhe të njiheshim me kushtet e pritjes dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrohen kërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare.

AKTIVITETE

EUAA dhe QPA për Të Miturit e Pashoqëruar

Qendra e Pritjes për Azil mori pjesë në workshopin rajonal dyditor të organizuar nga EUAA, i cili u fokusua në menaxhimin e cilësisë dhe kushteve të pritjes, me theks të veçantë tek të miturit e pashoqëruar (UAM). Ky seminar synoi forcimin e sistemit të pritjes dhe vendosjen e bazave për rrjedha dhe procedura të përmirësuara e të standardizuara, duke kompletuar kështu kornizën konceptuale dhe praktike të punës me kërkuesit për mbrojtje ndërkombëtare.