Themelimi

Qendra e Pritjes për Azil është krijuar sipas VKM Nr.262. 23.04.2004 “Për kalimin në përgjegjësi administratimi të Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, në Babrru, Tiranë. 

QPA ofron strehim, akomodim, ruajtje dhe siguri fizike në plotësimin e nevojave jetike bazë për azilkërkuesit. Qendra përfshin trajtimin me ushqim të azilkërkuesve bazuar në normat ditore si dhe në vlerësim të karakteristikave të tyre (për të rriturit sigurohen të paktën 3 vakte ushqimore në ditë ndërsa për fëmijët 4 vakte ushqimore) duke konsideruar që menutë ditore të kenë vlerat bazë ushqimore në përputhje me preferencat/ kufizimet dietike të grupeve të veçanta të azilkërkuesve (Grupet sipas besimit fetar, vegjetarianë, alergjikët) të nevojshme për mirëqënien e azilkërkuesve.

Qendra gjithashtu përfshin trajtimin me veshmbathje dhe artikuj të higjenës personale bazuar në kërkesat që azilkërkuesit bëjnë pranë Sektorit të Mbështetjes së Azilkërkuesve.

Qendra siguron që i akomoduari përfiton kujdesin e nevojshëm shëndetësor me të gjithë elementët e saj si dhe shoqërimin e azilkërkuesit për çdo lloj shërbimi tjetër që nuk mund t’iu ofrohet nga Qendra por që realizohet në Qendra Shëndetësore Shtetërore ose nëpërmjet asistencës e bashkëpunimeve me partnerët Ndërkombëtarë.

Një tjetër shërbim që qendra ofron për azilkërkuesit janë dhe shërbimet sanitare dhe kushtet higjenike ku sigurohen që hapësirat e përbashkëta të jenë të pastruara dhe të mirëmbajtura. Në ambientet e Qendrës ofrohen bibloteka, sallë lojrash si dhe shërbim interneti.

Gjithashtu Qendra ofron asistencë psikologjike nga psikologu i QPA-së; asistencë lidhur me përfitimin e të drejtave të garantuara me ligj duke ngarkuar sektorin përgjegjës (SMA);